Përgjigjet mjekja dermatologe, Entela Dhima
Floku si çdo pjesë e organizmit bie vazhdimisht e ripërtërihet po ashtu. Ka periudhën anogene e telogene të tij dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për flokët, por për të gjitha qimet që mbulojnë lëkurën e organizmit. Sipas statistikave, humbja e deri në 100 fijë floku në ditë, mendohet të jetë normale.
Megjithatë kur kjo humbje është e vazhdueshme dhe jo e paktë në sasi, nuk duhet anashkaluar. Ka shumë faktorë që mund të nxisin rënien e tyre, duke nisur që nga kequshqyerja, dietat e vazhdueshme, stresi, faktorët hormonalë, përdorimi i shumë produkteve kozmetike, por edhe disa patologji si anemia, sëmundja e tiroides, dermatitin seborroik, psoriasis, trichophytia ose siç njihet ndryshe nga njerëzit myku i marrë nga kafshët, disbalancën kromozonale etj, pa harruar edhe prirjen gjenetike.
Mënyrat e trajtimit variojnë sipas shkakut dhe për ta mjekuar së pari duhet të shohim të korrigjojmë defektet imunitare./ Shendeti.com.al


