Pyet mjekun: Pse disa persona nuk i fiksojnë dot emrat e njerëzve?

Pse disa persona nuk i fiksojnë dot emrat e njerëzve?

Përgjigjet dr. Matilda Meta, mjeke neurologe pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr.1

Në qoftë se disa persona nuk i fiksojnë dot emrat e njerëzve, kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë patologji. Por çfarë ndodh? Në kohën në të cilën jetojmë, njerëzit janë shumë të stresuar dhe ngarkuar me punë.

Ndërkohë që vetë truri disa qëndra i mban të nxitura, disa të frenuara, kjo varet nga ajo çka në kemi prioritet në atë moment.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që këto informacione janë të humbura vetëm sepse një zonë ka qenë e nxitur dhe një e frenuar, truri i regjistron të gjitha, prandaj shpeshherë disa gjëra na kujtohen më vonë.

Por ka persona që i duhet ta takojnë 10 herë dikë për ta mbajtur mend emrin e tij, edhe në këtë rast varet nga ajo çka kemi prioritet?

Jo këtu ndryshojnë gjërat. Nëse kjo bëhet e përsëritur, zgjat në kohë dhe shoqërohet me gjëra të tjera, duhet parë sepse mund të jetë dhe paralajmërim apo shkak për ndonjë sëmundje. Për shembull tek diabetikët kjo ndodh shpesh. Personi mund të mos e dijë fare, mund të ketë thjesht një gjendje konfuzioni, një gjendje harrese dhe duke bërë thjesht një glicemi mund të dalin shumë probleme në pah.

Pra, në këtë rast kujtesa nuk ka të bëjë me atë çfarë kemi  ose jo në prioritet./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?