Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. Duket se ky fenomen parashikon një rrezik më të lartë të vdekjes.

Një pasojë e nokturisë është përkeqësimi i gjumit, me përgjumje të shtuar gjatë ditës dhe humbje të energjisë dhe aktivitetit. Aksidentet, p.sh. kur njeriu bie e rrëzohet janë shtuar si gjatë natës, ashtu edhe gjatë ditës tek të moshuarit me nokturia.

Nokturia shkaktohet nga poliuria e natës, zvogëlimi i vëllimit të fshikzës së urinës, ose një kombinim i të dyjave. Poliuria e natës mund të shkaktohet nga sëmundje të shumta, p.sh. diabeti insipidus, diabeti mellitus, dështimi kongjestiv i zemrës dhe apnea e gjumit.

Një çrregullim i sistemit të hormonit të vazopresinës, që kontrollon urinimin, me nivele shumë të ulëta ose të pazbulueshme të vazopresinës gjatë natës, manifestohet si një rritje e prodhimit të urinës gjatë natës, e cila në rastet më ekstreme arrin 85% të diurezës 24-orëshe: prevalenca e niveleve të ulëta, ose të pazbulueshme të vazopresinës gjatë natës është vlerësuar të jetë 3-4% në moshat >ose= 65 vjeç.

Trajtimi i nokturisë mund të përfshijë shmangien e marrjes së tepërt të lëngjeve dhe  përdorimin e medikamenteve diuretike në para ditë dhe jo në darkë, desmopresinën nga goja para gjumit në rastet e poliurisë së natës dhe agjentët antimuskarinikë në rastin e fshikëzës superaktive ose kapacitetit të vëllimit së dëmtuar të fshikëzës.

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pse po më dridhet syri?
Pyet mjekun: Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?