Pyet mjekun: Si mund të kurohet kisti në mitër

Përshëndetje! E fejuara ime bëri një eko gjinekologjike dhe e nxorën me kist në mitër. Si mund të kurohet kjo lloj sëmundje?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.3, Tiranë.

Së pari duhet parë madhësia e kistit dhe përcaktuar natyra e tij. Kjo ka vlerë për mjekimin. Përgjithësisht kistet me natyrë beninje (me natyrë të mirë) mjekohen me hormone. E mira është që të marrim një cikël tre mujorë me hormone, duhet ribërë sërish ekoja për të parë nëse është zhdukur apo jo. Nëse nuk është zhdukur, sigurisht cikli me hormone mund të vazhdojë edhe një tremujorë tjetër, 6 muaj deri në një vit, por përgjithësisht kistet që janë me natyrë të mirë (janë të rregullta, brenda kanë një likuid (lëng) të pastër pa ngjyrë), trajtohen shumë mirë me hormone. Nëse kisti pastaj është i turbulluar brenda, pra ka një natyrë tjetër përbërja brenda masës kistike, është shumë e rëndësishme që përpos ekos, duhet bërë një lloj ekzaminimi që është CA 125 për të përcaktuar se si do të dalë CA 125 dhe kjo ka vlerë pastaj për më tej, sepse kistet përfundojnë edhe në heqjen e tyre./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë