Pyet mjekun: Triglicemia më është rritur shumë, çfarë duhet të bëj?

Para 2 muajsh triglicemia ishte 99 e sot ka shkuar 502? A është e mundur kjo dhe nëse po ç›duhet të bëj për ta ulur? Ju faleminderit.

Përgjigjet mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji

Është e mundur. Rritja e triglicerideve është një nga çrregullimet kryesore të yndyrave që haset shpesh në klinikë. Kryesisht kjo vjen për shkak të prishjes së dietës te njerëzit që abuzojnë me konsumin e tepërt të yndyrave qofshin këto shtazore nga mishi, djathi, gjalpi, qumështi, apo qofshin ato bimore siç mund të jenë konsumimi i tepërt i vajit të ullirit, kikirikëve etj. Më rrallë është pjesë e sëmundjeve të tjera si diabet, tiroide. Abuzimi me alkoolin është një nga elementet kryesore që e sjell. Ndaj është më rëndësi që të bëni një kontroll të mirë mjekësor për të përjashtuar ndonjë sëmundje si dhe t’i nënshtroheni dietës së varfër me yndyra. Nëse nuk realizohet me dietë duhet të përdorni barnat (pasi të jeni këshilluar me mjekun, gjithmonë), sepse nëse trigliceridet mbeten të larta, subjekti rrezikon të ketë ndikimin e tyre siç mund të jenë sëmundjet e zemrës, pankreatit akut etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje