Pyetje mjekut: Kam dhimbje barku të tmerrshme

dhimbje barkuMirëmbrëma nga një nënë 37-vjeçare. Kam një problem me dhimbjet e tmerrshme të barkut, ngërçe të tmerrshme të cilat shoqërohen me mundime dhe marramendje, zakonisht në mëngjes ose vonë gjatë natës kur jam në gjumë. Kjo po më ndodh për një kohë të gjatë, disa muaj e sidomos kohët e fundit më është shpeshtuar. Nuk kam bërë analiza, as kam pasur konsulta me mjekun. Pres përgjigjen tuaj

Përgjigjja e pyetjes është dhënë nga mjekja gastroenterologe Albana Duni:

Përshëndetje!

Për nënën 37-vjeçare po ju përgjigjem se dhimbjet në fund të barkut mund të vijnë nga sfera gjinekologjike, nga ajo urinare dhe nga probleme të zorrëve.

Zonja duhet të bëjë në radhë të parë një Eko të abdomenit (zonës së barkut) dhe gjinekologjike. Nëse problemi gjendet këtu, e mjekojmë, nëse jo do të thotë që duhet të merremi me zorrët. Pra, në distancë nuk mund të ndihmohet. Ajo duhet të paraqitet tek mjeku dhe të kryejë ekzaminimet që thamë më lart.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak