Pyetje mjekut: Pas gripit humba nuhatjen

Alergologia Mira Xhixha

Alergologia Mira Xhixha

Para dy muajsh kalova një gjendje gripi jo të rëndë, me temperaturë, por gjendje rrufe dhe shumë kollë. Përdora antigripina, çajra dhe rinazol për hundët. Më qetësoi mbas ndoshta 15 ditësh. Dhe m’u përsërit muajin tjetër, por me temperaturë, bajame. Mora antibiotikë. U qetësova brenda javës dhe pse kolla më ngacmonte. Mbas njëfarë kohe bëj vizitë te patologu ku marr sërish antibiotik se gripi më kishte lënë me ftohje. Gjatë mjekimit fillova të kem shumë sekrecione nga hundët, gjë që se kisha pasur më parë. Tani jam e shëruar nga kjo gjendje, por po bëj më shumë se 2 muaj që nuk kam nuhatje (nuk ndjej asnjë lloj arome nga më të fortat e deri më të lehtat), ndërsa me shijet jam mirë. Lutem nëse më ndihmoni duke me rekomanduar dhe ndonjë mjek të fushës.

Për këtë rast nga gazeta “Shëndet+” u kontaktua me mjeken alergologe Mira Xhixha.

Do të ishte më mirë që pacientja të bënte në gjak komplet me formulë, dhe një grasi të sinuseve. Pas marrjes së këtyre rezultateve, ajo e ka të domosdoshme konsultën me një mjek alergolog.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni