Pyetje mjekut: Si të mbrohemi nga infeksionet e syve?

suzana-zhuka1Infeksionet janë një ndër problemet më të shpeshta që prekin sytë. Këto infeksione për fat të mirë janë të kurueshme dhe nuk lënë pasoja nëse mjekohen në kohë. Mjekja okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Suzana Zhuka, në një intervistë për “Gazetën Shëndeti” pohon se në praktikën e përditshme patologjia më e shpeshtë e syve është ajo që në zhargonin profesional njihet me termin konjuktivite. Mjekja shpjegon se këto infeksione konjuktive kanë një klasifikim, përkatësisht në konjuktive bakteriale, virale, alergjike, të përziera dhe konjuktivite nga pishinat (që i përkasin një periudhe të mëvonshme).

Aktualisht në stinën që ndodhemi  konjuktivitet më të përhapura janë ato virale të cilat kanë një specifikë të veçantë ashtu siç është një gjendje apo status gripal që ka karakteristikat e veta si lotimi, teshtimat, sekrecionet nga hundët  etj,  konjuktivitet shfaqin po ashtu simptomat e veta si skuqje, lotim të shtuar të syrit, djegie dhe rënie të sistemit imunitar. Përsa i takon grupmoshave  më të prekura, mjekja Zhuka shprehet se këto konjuktivite prekin si moshat e vogla po ashtu edhe të rriturit sidomos studentët të cilët qëndrojnë në ambiente të grupuara (shkolla).

Kjo shpjegohet me faktin se këto konjuktivite virale janë ngjitëse dhe kalojnë lehtësisht nga një person i sëmurë tek  një person i shëndetshëm. Përsa i takon kujdesit mjekja okuliste bën thirrje që popullata të tregohet e kujdesshme përsa i takon higjenës personale./ Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni