Kryefaqja Aktualitet Pyetje që bëhen shpesh pasi jeni vaksinuar kundër COVID-19

Pyetje që bëhen shpesh pasi jeni vaksinuar kundër COVID-19

0
Shpërndaje

Vaksinimi kundër COVID-19 është i sigurt, efektiv dhe shpëton jetë! Pyetjet në vazhdim shpjegojnë përfitimet, efektivitetin e vaksinave edhe efektet anësore (nëse ka).

Si të veproj nëse, pasi të kem bërë vaksinën COVID-19, të më shfaqen simptoma të tilla si ethet dhe dhimbjet e trupit?

Disa njerëz kanë efekte anësore pasi vaksinohen (të tilla si kapitje, dhimbje koke dhe dhimbje në vendin e vaksinimit), të cilat janë shenja normale që tregojnë se trupi juaj po ndërton mbrojtje. Këto efekte anësore mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të kryer veprimtari ditore, por duhet të largohen brenda pak ditëve. Nëse zhvilloni simptoma të rrugëve të frymëmarrjes, si rrufë, kollë ose humbje të shqisës së nuhatjes ose të shijes, duhet të konsideroni që të testoheni për COVID-19 ose të flisni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Është e mundshme që të sëmureni me COVID-19 edhe pasi ta keni bërë vaksinën. Rrini në shtëpi po të jeni sëmurë dhe shmangni kontaktin e afërt me të tjerët. Mund t’ju duhet të pyesni punëdhënësin tuaj, se si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet tuaja të punës. Nëse keni dhimbje ose shqetësime të konsiderueshme, bisedoni me mjekun tuaj, që mund të rekomandojë barna pa recetë, të tilla si ibuprofen ose acetaminofen. Për të pakësuar dhimbjen dhe shqetësimet në vendin ku është bërë vaksina, mbulojeni zonën me një pecetë të pastër, të freskët dhe të njomur me ujë dhe përdoreni krahun ose ushtrojeni. Për të pakësuar shqetësimet nga ethet, pini shumë lëngje dhe vishuni lehtë. Në shumicën e rasteve, shqetësimet nga ethet ose dhimbja janë normale, por lidhuni me mjekun në qoftë se:

  • skuqja ose pezmatimi i vendit ku e bëtë vaksinën shtohet pas 24 orëve
  • efektet anësore ju shqetësojnë ose duket sikur nuk po largohen pas ca ditëve.

Sa kohë duhet të kalojë pasi ta bëj vaksinën COVID-19, që kjo të ketë efekt?

Zakonisht trupit i duhen disa javë që krijojë imunitet, pas vaksinimit. Kjo do të thotë se është e mundshme që një person të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 menjëherë para ose pas vaksinimit dhe të sëmuret. Kjo ndodh sepse vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të ofruar mbrojtje. Do të konsideroheni si plotësisht i vaksinuar në qoftë se keni marrë dy doza të vaksinës Moderna ose Pfizer kundër COVID-19, ose një dozë të vetme të vaksinës Janssen (Johnson & Johnson) më herët se 14 ditë më parë.

Sa kohë zgjat mbrojtja nga një vaksinë kundër COVID-19?

Nuk dihet ende se sa zgjat mbrojtja e vaksinës COVID-19. Studimet e fundit tregojnë se mbrojtja kundër virusit mund të ulet me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja pse CDC rekomandon që grupe të caktuara të marrin një vaksinë përforcuese.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here