Qendra e Specialiteteve Nr.1, 20 ditë për të bërë një analizë

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Qendra e Specialiteteve Nr.1 në Tiranë, ose siç njihet ndryshe ”Iraniani”, përveç kushteve të rënda higjieno-sanitare që ofron me qendrën e improvizuar për qytetarët e njësisë bashkiake 1 dhe 2, ofron edhe vonesa të mëdha për të kryer një analizë.

Qendra shendetesore nr.1 dt.9 mars 2016 (6)
Ismete Xhaçka,78 vjeçe, thotë për gazetën “Shëndet+” se për të kryer një analizë gjaku komplet, iu desh të presë 20 ditë, pasi takimin e kishte rezervuar që më datë 29 janar, ndërkohë që datën ia kishin caktuar më 19 shkurt. Sot ajo kishte një takim tjetër, ndërsa vizita e radhës do ta jetë 10 ditë më pas.

”Unë jam 78 vjeçe dhe kam më shumë se tre orë që pres mes njerëzve duke u zënë e shtyrë për radhën. Po më merret fryma këtu, se jam dhe me zemër e tension. Qendrën time e kam tek Porcelani, atje vizitohem, por analizat e gjakut na dërgojnë t’i bëjmë këtu. E kisha pronotuar vizitën më 29 janar, por ma caktuan më 19 shkurt, takimin e radhës e kam pas 10 ditësh, me datën 19 hajde përsëri më thanë. Këtu vdes e ngjallesh duke pritur një analizë.”

Mjafton të bësh një vizitë në këtë qendër dhe do të kuptosh se përse data duhet caktuar 20 ditë para. Nëpër korridoret e qendrës përveç pacientëve që shtyhen e  ulërasin se kush ishte i pari e kush i fundit, të zënë sytë objekte nga më të çuditshmet. Për më tepër flasin fotot.

Qendra shendetesore nr.1 dt.9 mars 2016 (5) Qendra shendetesore nr.1 dt.9 mars 2016 (2) Qendra shendetesore nr.1 dt.9 mars 2016 (1)

Postime të ngjashme

Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë