Qendra Kombëtare e Urgjencave, Rama: Funksionale brenda pranverës se ardhshme

Është rikonceptuar tërësisht shërbimi i urgjencës mjekësore. Tashmë do të jetë një qendër e vetme, e cila do të bëjë koordinimin për të çuar ambulancat në të gjithë territorin e Shqipërisë, sipas një harte dixhitale, që tregon vendndodhjen më të afërt të tyre.qendra-kombetare

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zyrat e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, nga ku njoftoi se qendra do të jetë plotësisht funksionale brenda pranverës së ardhshme.

Ai tha se çdo qytetar mund të telefonojë në çdo orë një numër unik që do të funksionojë për të gjithë Shqipërinë dhe në harkun kohor të 10 deri në 15 minutave do të ketë ambulancën në vendin që e kërkon.

“Ky qendërzim e sjell shërbimin në kohë reale pranë qytetarit në nevojë. Garantohet një shpejtësi 10-15 minuta nga çdo pikë ku flota e urgjencës do të jetë e shpërndarë, në çdo pikë ku do të ketë nevojë për praninë e urgjencës. Do të kemi 140 autoambulanca dhe hartëzimi në territor do të mundësojë  që t’i përgjigjemi në kohë reale qytetarëve. Brenda pranverës së ardhshme, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore do të jetë plotësisht funksionale dhe i gjithë sistemi i dixhitalizuar për marrjen e thirrjeve pa  pagesë përmes një numri unik dhe për dhënien e komandave në kohë reale, duke ndjekur në kohë reale gjithë lëvizjet e autoambulancave në territor, do të sjelli një ndryshim themelor në raportin e shtetit me qytetarin në këtë shërbim.”

Një personel prej 90 specialistësh do të komandojë në 24 orë flotën e 140 ambulancave. Nga një shërbim që ka qenë i komanduar sipas spitaleve rajonale, tashmë ajo do të menaxhohet nga qendër e vetme./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret