Qendra shëndetësore e Ballshit e amortizuar, pacientët vizita mes kushteve skandaloze

Qendra shëndetësore e qytetit të Ballshit, një godinë tre katërshe është totalisht e amortizuar, duke bërë që qindra pacientë të kësaj zone të kryejnë ekzaminime mes lagështirës, një godinë pa xhama në dritare, me çatinë që pikon apo në kushtet kur ndërpritet energjia elektrike.

Në ditët me shi uji depërton në brendësi të ndërtesës e në që qytetarët të gjejnë shërim, rrezikojnë të sëmuren më keq. Në një institucion ku ofrohet shërbim shëndetësore, mungojnë edhe kushtet më minimale, mes tyre edhe xhamat në dritare.

Drejtori i këtij spitali bën me dije se me të ardhurat dytësore të qendrës shëndetësore është bërë me herët një rikonstruksion i pjesshëm i katit të dytë të godinës, ndërsa kati i parë dhe i treti ndodhen në gjendje skandaloze.

Një shqetësim i madh për bluzat e bardha dhe pacientët është ndërprerja e vazhdueshme energjisë elektrike.

Qendra shëndetësore e Ballshit është ndërtuar në vitin 1999 dhe që prej atëherë nuk ka parë më asnjë investim.

Burimi: BalkanWeb / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO