Qendra Shëndetësore Funarë me ilaçe të skaduara. Mbetjet spitalore në kuti moltosh e patatinash

Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore janë gjetur në qendrën shëndetësore të fshatit Funarë, Librazhd.

Mbetjet spitalore u gjetën nga gazetarët e Fiksit në dhomën ku bëhen injeksionet e pacientëve, në disa kuti moltosh dhe patetinash.

Në këtë dhomë ndodheshin dy kuti ku në njërën prej tyre mbaheshin shiringat, gjilpëra ndërsa në kutin tjetër kishte shishe serumi gjysmë të mbushura dhe bosh dhe shishe ampulash.

Përveç mbetjeve spitalore problemi tjetër lidhej me skadencën e medikamenteve dhe mungesën e ilaçeve në këtë ambulancë.

Medikamentet që u gjetën në këtë qendër shëndetësore u përkisnin viteve 2019,2022,2023 dhe janar të vitit 2024.

Adrenalinë,Atropinë, Cezol, Ampicillin, Sulfat Magnezi, Agë, Acid Folk, këto janë disa nga ilaçet e skaduar që janë gjetur nga gazetarët e emisionit Fiks Fare në këtë qendër shëndetësore.  Ilaçet e skaduara u gjetën në mesin e medikamenteve të cilat nuk ishin të skaduara.

Gazetarët e Fiksit pyetën infermieret e kësaj qendre shëndetësore dhe ato thanë se nuk i kanë përdorur, por përsa i përket arsyes se përse nuk janë hequr ato nuk japin një përgjigje.

Një problem tjetër ishte dhe struktura e kësaj qendre shëndetësore, e cila ka mure të plasaritura, me lagështi dhe dritare të thyera.

Mjeku i kësaj qendre shëndetësore, Endri Kaza, tha për Fiksin që këto ilaçe nuk përdoren dhe mbahen mënjanë që të mos ngatërrohen me ilaçet e tjera. Ndërkohë  që  gazetarët i gjetën në mesin e atyre të paskaduara, por mjeku nuk pranon.

Ai justifikuara me faktin që këto medikamente nuk janë përdorur dhe se pacientët thjesht bëjnë injeksionet aty dhe nuk marrin asnjë shërbim me medikamentet që ndodhen në qendër. Ato mund të përdoren vetëm në raste urgjence. Por dhe në ato raste emergjente urojmë që mos të përdoren të skaduarat!/TCH

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis