Qendrat shëndetësore, në 86% të tyre mungon shërbimi laboratorik

Konferenca per shtyp, qendrat shendetesore

Gjatë konferencës për shtyp

Shërbimi laboratorik mungon në 86% të qendrave shëndetësore në vend, ndërkohë që në 38% të rasteve mungojnë mjekët specialistë, 90 % janë të papërshtatshme për të pritur personat me aftësi të kufizuar, ndërsa shërbimi për gratë shtatzëna nuk ofrohet në 13% prej tyre.

Këto të dhëna vijnë nga një vëzhgim i kryer me mbështetjen e USAID-it në 550 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Pavarësisht premtimeve për rregullim të situatës në gjithë vendin, duke se asgjë nuk ka ndryshuar, teksa njerëzit janë të detyruar që analiza të ndryshme të shkojnë dhe t’i kryejnë në klinikat private.

Sipas raportit:

  1. 15.32 % e QSHKP-ve në Shqipëri rezultojnë të mbyllura përkohësisht ose që nuk punojnë për arsye të ndryshme. Nga këto 3 % janë qendra kryesore shëndetësore dhe 18 % janë qendra të vogla shëndetësore që nuk funksionojnë. Problemet më të mëdha me qendrat që nuk funksionojnë u hasën në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Kukës dhe Lezhë.
  2. Në rreth 38 % të QSHKP-ve munguan mjekët në orët e para të hapjes së tyre.
  3. Në rreth 26.6 % të qendrave shëndetësore të monitoruara nuk kishte tabelë të dukshme me emrin e tyre.
  4. Në rreth 75 % të tyre nuk kishte recepsionist apo numër telefoni në dispozicion.
  5. Në anën pozitive pjesa më e madhe e qendrave shëndetësore u hapën në kohën e duhur. Në 10 % të këtyre qendrave pacientëve u duhej të prisnin për të marrë shërbimet mjeksore, por arsyet ishin objektive. Kjo situatë u has në qendra të mëdha në Tiranë e në Vlorë.
  6. Në 39% të QSHKP-ve në gjithë Shqipërinë tarifat e shërbimeve nuk ishin të afishuara dukshëm.
Mirela Arqimandriti

Mirela Arqimandriti, drejtuese e ekipit, përfaqësuese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim

“Për t’u shqetësuar ishte situata në lidhje me gatishmërinë e QSHKP-ve për të pritur persona me aftësi të kufizuar, pasi 90 % e tyre janë të papërshtatshme për të pritur këtë kategori”, tha znj. Mirela Arqimandriti, drejtuese e ekipit, përfaqësuese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë partnere në Koalicion.

“86 % e qendrave kryesore shëndetësore nuk ofrojnë shërbime laboratorike”, tha znj. Blerta Baliaj, menaxhere e monitorimit.

“Në 13 % të QSHKP-ve nuk kishte shërbim për gratë shtatzëna dhe për planifkimin familjar, duke theksuar që ky shërbim mungonte në 8 % të qendrave shëndetësore kryesore dhe në 15 % të qendrave të vogla shëndetësore ”, tha Erjona Mulelari, koordinatore e projektit.

Projekti për Vëzhgimin e Qendrave Shëndetësore mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Asist Impact.

Përveç vlerësimit ë ofrimit ë shërbimeve të qendrave shëndetësore, projekti synon të fuqizojë qytetarët shqiptarë që të risin aftësitë e tyre të vëzhgimit për procese të ndryshme të cilat ndikojnë në ritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve demkratike në Shqipëri.

Vëzhguesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e përzgjedhura deri në mbyllje të tyre dhe do të përcjellin të gjithë informacionin e marrë drejt qendrës së operatorëve në Tiranë.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë