Qëndrimi në ambiente ku pihet cigare, dëmet janë të mëdha

Dëmet e pësuara nga duhanpirja pasive (qëndrimi në ambientet ku pihet duhan) janë të shumta. Nuk duhet të harrojmë se tymi përmban substance kimike, disa prej të cilave shumë kancerogjene. Nuk është vetëm ai që pi cigare që ka problem me shëndetin, por edhe ata që qëndrojnë rrotull tij dhe e thithin tymin. Për më tepër, në ambientet e mbyllura apo në ato ku ajrosja s’është e mirë, rreziqet janë më të mëdha. Shumë studime kanë treguar se efektet janë vërtet të shumta.

duhan lenieDëmet te duhanpirësit pasivë janë të shumta dhe më të mëdha tek foshnjat dhe fëmijët. Tek më të vegjlit krijohen probleme mosrritja normale e mushkërive, si dhe probleme që lidhen me to, si astma, kolla dhe bronshiti.

Gjithashtu vihet re se ka një lidhje mes duhanpirjes pasive dhe rritjes së rrezikut nga kanceri, leuçemia dhe infeksionet e meningjitit. Duhanpirja passive bën keq dhe dihet që qëndrimi në ambiente me tym cigareje shton rrezikun e tumoreve në mushkëri.

Nikotina dhe monoksidi i karbonit kanë efekte negative që çojnë në patologji të ndryshme, si alergjitë, acarime të syve, dhimbje koke e problem me fytin.

Për të mos lënë mënjanë janë rreziqet kardiovaskulare apo iktusi cerebral. Substanca kancerogjene janë gjetur në gjakun dhe urinën e joduhanpirësve që gjithsesi rrinë në ambiente me tym.

Mes sëmundjeve më të përhapura janë polmoniti: sinoziti, problemet me fytin.

Në shtatzëni duhanpirja pasive ndikon në fetues, si në lindjen e fëmijës nën peshë dhe shton mundësitë e abortit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim