Qëndroni larg nga çokollata, ja ushqimet që ju ndihmojnë

Herën tjetër që stomaku juaj do të kërkojë ushqim përpiquni të hani shëndetshëm dhe njëkohësisht ushqime që largojnë urinë. Nëse nevoja për të ngrënë çokollatë bëhet e domosdoshme, thjesht nuhateni pa tentuar ta përtypni. Ja disa alternativa që ju largojnë urinë:

arra 35Arrat: përmbajnë yndyrna të shëndetshme, plot me fibra dhe proteina. Reduktojnë ndjenjën e urisë.

Mashurka: nëse konsumoni mashurka do të përmirësoni tretjen dhe do të reduktoni oreksin. Ndikimi i fibrave në gjak është çelësi.

Avokado: Shkencëtarët e Universitetit të Nju Jorkut kanë dalë në përfundimin se konsumimi i avokados aktivizon një zonë të trurit që ka të bëjë me ndjenjën e plotësisë dhe ngopjes.

Molla: e pasur me antioksidantë, ndihmon në tretjen e ushqimit, zvogëlon sasinë e sheqerit dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

leng i fresketKos i trashë: ka 2 herë më shumë proteina krahasuar me kosin e thjeshtë. Nëse doni ta ëmbëlsoni pak, mund të shtoni disa fruta në të.

Lëng perimesh: lëngu i perimeve është i pasur me vitamina, antioksidantë dhe minerale të cilat jo vetëm rrisin sistemin imunitar por stabilizojnë nivelin e sheqerit duk reduktuar urinë.

Fruta të thata: ju ndihmojnë të ngopeni shpejt. Zgjidhni fruta organike natyrore për të shmangur sheqernat shtesë dhe ngjyrosjen artificiale./Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi