Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Barku i sheshtë preferohet nga të dy gjinitë, burrat dhe gratë. Arritja e një rezultati të mirë mund të jetë pak e ndërlikuar, në qoftëse procesi i të ushqyerit nuk është i duhuri..
Së pari, duhet të dini disa rregulla, kur është fjala për eliminimin e dhjamit nga zona e barkut…
Eleminoni produktet e qumështit:
Produktet e qumështit kanë tendencë të fryjnë barkun, kështu që i thoni lamtumirë qumësht dhe çdo produkti të ngjashëm, nëse doni të humbisni yndyrnat e barkut. Megjithatë, nëse jeni konsumator i produkteve të qumështit, kosi është alternativa më e mirë për ju. Harrojeni ushqimin me sheqer dhe alkoolin. Përbërësit e përmendur më sipër kanë tendencë t’ju krijojnë yndyrna shtesë prandaj është mirë t’i eliminoni.
Limitoni sasinë e kripës:
Kripa është fajtori kryesor për krijimin e celulitit dhe shtimit të peshës, pasi ajo redukton ujin nga organizmi dhe parandalon tretjen natyrore. Pra, eleminoni kripën nësë doni bark të shështë.
I thoni jo ushqimit pikant:
Stomaku zakonisht irritohet kur përdorni produkte pikante, prandaj duhet të rrini larg prej tyre. Erëzat mund të shkaktojnë probleme për traktin digjestiv dhe të ruajnë yndyrën në stomak. Prandaj kini kujdes!
Kujdes me karbohidratet:
Karbohidratet mund të veprojnë kundër procesit të hollimit të barkut, duke krijuar yndyrna shtesë dhe duke ju bërë të ndjeheni të fryrë. Duhet të ulni konsumin e makaronave, bukës dhe ushqimit të ëmbël. Zëvendësojini ato me ushqim me bazë proteinash.
Konsumoni sa më shuam fruta:
Frutat janë përgjithësisht thelbësore për shëndetin e njeriut. Megjithatë, duhet t’ju kushtoni vëmendje llojeve të veçanta të frutave në mënyrë që të keni bark të sheshtë.
Rritja e konsumit të mollëve dhe dardhave rëndon organizmin me fruktozë, e cila dëmton metabolizmin. Sigurohuni që gjithmonë të konsumoni fruta agrume që në sajë të aciditetit të tyre, të cilat janë numër 1 për djegien e yndyrës në zonën e barkut!
Burimi: healthyfoodhouse /


