1. Golden Retriver
Golden Retriver është qen i sigurtë, i zgjuar, i sjellshëm dhe besnik. Ai nuk është agresiv as i turpshëm, përkundrazi është jashtëzakonisht i durueshëm dhe perfekt për kujdesin ndaj fëmijëve. Ai ka nevojë për shumë stërvitje dhe lojërat janë të preferuat e Golden Retriverit.

2. Labrador Retriver
Kjo është një nga racat më të njohura të qenve. Labradori është i gjallë, i durueshëm, i dashur, mbrojtës dhe i besueshëm. Personaliteti i tij i ëmbël dhe inteligjent plotësohet dhe me bukurinë e tij. Çfarë do të thotë kjo? Një kafshë perfekte për shtëpi.
3.Poodle
Përveç modeleve të qimeve që i bëjnë shumë interesant, poodle është një qen shumë i zgjuar dhe i butë. Poodle është një qen krenar dhe elegant, i dashur dhe besnik. Nuk mëzitet asnjëherë, ka sjellje miqësore dhe i pëlqen të luajë, këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky qen është partner perfekt për kujdesin e një fëmije.
4.Irish Setter
Setter është racë qeni irlandeze, i njohur për qimet e tij të kuqerremta, i do të gjithë njerëzit dhe është shumë miqësor me fëmijët. Kjo racë qensh ka nevojë për shumë stërvitje në mënyrë që të jetë sa më energjik. Setter mund të të bëhet një shok i zgjuar dhe është zgjedhje perfekte për njerëzit që kanë shtëpi me oborr.
5.Vizsla
Kjo racë qensh nuk është shumë e njohur, për shkak se kërkojnë nevojë të madhe ushtrimesh në mënyrë të rregullt dhe është perfekt për familjet aktive dhe fëmijët energjik. Vizsla është qen i butë, besnik dhe i dashur. Përveç kësaj ai është i bindur, i sigurtë, i zgjuar dhe krijon lidhje shumë të ngushta me familjen ku jeton.
Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi






