Qepa e kuqe, ilaçi më i mirë natyral: ju ndihmon të bini në peshë dhe parandalon këto sëmundje:

Përshtati në shqip pqr gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Qepa është e njohur për vetitë e saj kurative, ajo ka veti anti-bakteriale, anti-inflamatore etj. Qepa e kuqe për shkak të ngjyrës natyrale që ka, ka disa përbërës shumë të rëndësishëm që nuk gjenden tek qepa e bardhë. Ja pse duhet ta fusni në dietën tuaj të përditshme qepën e kuqe:

Parandalon alergjinë: querketina është një antioksidant që mbron kundër dëmtimit nga radikalet e lira dhe qepa e kuqe është një nga burimet më të mira të këtij antioksidanti. Querketina parandalon formimin e substancave kimike që mund të çojnë në reaksione kimike.

qepa kuqe trupiUl kolesterolin e lartë dhe hipertensionin: qepa e kuqe ul kolesterolin e lartë në gjak. Studimet kanë treguar se ajo është shumë efektive në uljen e presionit të lartë të gjakut gjithashtu.

Parandalon kancerin: një nga vetitë më të mira të qepës janë ato anti-kancerogjene. Flavonoidet dhe querketina të gjendura në qepë parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit, zorrës së trashë, prostatës, ovarian, endometrial dhe tumoret e mushkërive.

Përmirëson shëndetin e zemrës: qepa e kuqe përmban allicin, një kompleks që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë. Kjo gjë çon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ofron rezistencë ndaj insulinës: përveç elementeve të tjera që ju përmendëm më sipër qepa e kuqe përmban edhe krom. Element i cili kontrollon nivelet e glukozës në gjak. Është e rëndësishme që të keni nën kontroll nivelin e insulinës dhe glukozës në mënyrë që mos të prekeni nga niveli i lartë i sheqerit në gjak apo nga diabeti.

Ju ndihmon të bini në peshë: qepët janë konsideruar si një ushqim i ulët glicemik. Kjo do të thotë që konsumimi i qepës në baza ditore do t’ju ndihmojë që mos t’ju akumulohet yndyrë në trup dhe të bini në peshë më shpejt.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit