Qershia, aleate ndaj yndyrnave

qershi 2

Nëse përdorni qershi, do arrini të mbani nën kontroll yndyrnat në gjak. Të paktën ky është përfundimi i një eksperimenti të kryer  nga një ekip shkencëtarësh amerikanë. Minjtë, te të cilët përdorej një dietë me përmbajtje të lartë yndyrnash, duke shtuar pluhur qershish të kuqe, nuk shtonin në peshë, as akumulonin dhjam, ashtu si të tjerët që nuk u jepej qershi. Përveç kësaj, të parët kanë treguar se kishin nivele në të ulta të markersave inflamatorë, që lidhen me diabetin dhe sëmundjet kardiake dhe sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve më të pakta, në krahasim me minjtë e tjerë. Këto rezultate u prezantuan në “Experimental Biology 2008” në San Diego, SHBA, nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Miçiganit  të ”Cardioprotection Laboratory”. Shkencëtarët kanë studiuar efektet e ekstraktit të qershive të kuqe të minjtë, për të prezantuar predispozicion ndaj obezitetit dhe insulino-rezistencës. Qershitë përmbajnë anti-oksidantë në nivele të larta, të quajtura “antociani”, që i japin frytit ngjyrën e kuqe. Në studim janë përdorur gjysma e minjve mbipeshë dhe gjysma të dobët, të ushqyer me një dietë që përmbante sasi të mëdha yndyrnash. Për 90 ditët që kanë pasuar nga nisja e studimit, një pjesë e tyre janë ushqyer me dietë të pasur me ekstrakte të qershive dhe një pjesë me një dietë që përmbante karbohidrate dhe kalori. Në përfundim të studimit, minjtë kishin marrë integratorë të qershive, shfaqnin nivele të ulta të glukozit dhe kolesterolit në gjak, përveç sasive të pakta të yndyrnave në nivel të mëlçisë. “Këto rezulate të reja janë shumë inkurajuese, sidomos në dritën e lidhjes mes inflamacionit, lipideve në gjak, mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit”,- pohon Steven Bolling, drejtor i laboratorit. Për këtë arsye studiuesit janë duke u pregatitur për të nisur një fazë pilot eskperimentesh klinike për të vlerësuar efektin e ekstraktit të qershive te njerëzit.

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi