Kryefaqja Aktualitet Qershitë, fruti ideal për shëndetin e kockave, zemrës dhe mëlçisë

Qershitë, fruti ideal për shëndetin e kockave, zemrës dhe mëlçisë

0
Shpërndaje

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Përmbajtja ushqimore e qershive ka interes të veçantë në fushën mjekësore, falë veprimit të tyre anti-inflamator dhe anti-oksidues, të dobishëm në patologji të ndryshme si kardiovaskulare, diabeti, patologjitë e tumorit , artriti dhe plakja e përgjithshme. Në fakt, këto veti të veçanta kanë bërë të mundur propozimin e këtyre frutave si një alternative natyrore për përdorimin e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide. Për më tepër, vëmendja është përqendruar kohët e fundit në përdorimin e qershive në problemet e muskujve dhe në rikuperimin pas stërvitjes. Qershitë gjithashtu përbëhen kryesisht nga uji dhe për këtë arsye jane hidratuese si dhe diuretike. Ato përmbajnë melatoninë, një hormon që regullon ciklin e gjumit. Le të shohim tani në detaje përfitimet nga qershitë.

Funksioni tek muskujt

Trajnimi i tepruar, ushtrime të shumta të përsëritura ose ushtrime që nxisin fuqinë mund të çojnë në dëmtimin e strukturës së muskujve, me aktivizimin pasues të gjëndjes inflamatore me rezultat dhimbje muskulare. Studimet tregojnë se hidratimi nga lëngu i qershive ishte në gjendje të shpejtonte kohën e rikuperimit pas stërvitjes. Edhe kohët e fundit janë konfirmuar këto përfundime pas vlerësimit të kreatinës në gjak e cila është një enzimë që trupi ynë prodhon normalisht pas një stresi siç është stërvitja.

Karakteristikat anti-oksiduese

Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe molekulave antioksiduese, konsumimi i qershive është një ndihmë në luftën kundër radikalëve të lirë, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e ekuilibrit oksidues të qelizave dhe për këtë arsye gjendjen e tyre shëndetësore.

Karakteristikat anti-inflamatore

Eshtë treguar se përdorimi i qershive pengon aktivitetin e një enzime të aktivizuar posaçërisht në prani të proceseve inflamatore (COX2), duke ushtruar kështu një veprim shumë të ngjashëm me atë të ilaçeve anti-inflamatore siç është ibuprofeni.

Përfitimet për shëndetin kardiovaskular

Qershitë janë të pasura me levulozë, një sheqer me një indeks të ulët glicemik, i cili për këtë arsye përthithet më gradualisht nga trupi. Falë përbërjes së tyre, për më tepër, duket se ato ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak. Me pasurinë e fibrave të tretshme, ato kanë një indeks të lartë të ngopjes pas konsumimit te tyre në krahasim me sasinë kalorike te limituar qe na ofrojnë dhe për këtë arsye mund të jenë fruta te këshilluara ne dietat e atyre individëve që duhet të humbasin disa kile. Sigurisht me sasi të limituara.

Qershitë për shëndetin e mëlçisë

Qershitë përmbajnë acidin malik, një substancë e aftë për të stimuluar aktivitetin e mëlçisë. Falë përbërjes së tyre,qershitë detoksifikojnë organizmin tonë.

Qershitë për bukurinë e lëkurës

Qershitë përmbajnë karoten dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit, dy substanca të cilat rrisin mirëqënien dhe bukurinë e lëkurës. Pulpa e tyre në fakt, përdoret shpesh edhe në përgatitjen e kremrave dhe maskave për fytyrën.

Vetitë e përshkruara më lart i bëjnë qershitë (dhe lëngun e tyre) të dobishëm në trajtimin e kushteve të ndryshme patologjike të lidhura ngushtë me inflamacionin dhe oksidimin. Qershitë janë propozuar, për shembull, si një ushqim funksional në rastin e patologjive të karakterizuara nga inflamacione kronike siç janë ​osteoartriti reumatoid​. Ato janë  studiuar edhe në rast ​hiperuricemie​, megjithëse rezultatet nuk kanë arritur domethënie statistikore, ato duken inkurajuese.

Qershitë: disa këshilla për përdorimin

 Qershitë janë fruta shumë delikate, të cilat duhet të konsumohen sa më të freskëta, mundësisht brenda 7-14 ditëve nga korrja e tyre nëse mbahen në temperatura të përshtatshme.

Këshilla jonë është që të blihen qershi të freskëta dhe vetëm në periudhën e vitit të shoqëruar me pjekjen e tyre (qershor dhe ditët e para të korrikut). Këto fruta gjithashtu kanë perdorim të gjëre tek përgatitja e ëmbëlsirave, likerit dhe reçelit që mund të shoqërojë djathin kaçkavall pa kripë por dhe gatime me mish per ata qe kanë me shumë kuriozitet në guzhinë.

Qershitë: kundërindikacionet dhe efektet e mundshme negative

Nuk ka kundërindikacione të veçanta për konsumimin e qershive, megjithatë ato mund të shkaktojnë dhimbje barku ose të përkeqësojnë simptomat e sindromës së kolitit në zorrët e trasha. Në këto raste konsumi i tyre duhet të jetë sa më i kufizuar ose eliminuar totalisht. Për më tepër, qershitë kanë veti laksative dhe veçanërisht për femijët konsumi i tyre duhet të jetë i kufizuar pasi ato mund të shkaktojnë diarre.

Referenca

CONSUMPTION OF CHERRIES AS A STRATEGY TO ATTENUATE EXERCISE-INDUCED MUSCLE DAMAGE AND INFLAMMATION IN HUMANS.

Coelho Rabello Lima L, Oliveira Assumpção C, Prestes J, Sérgio Denadai B.

Sweet cherries possess antidiabetic potential and protect human erythrocytes against oxidative damage.

Gonçalves AC, Bento C, Silva BM, Silva LR.

Sweet cherries from farm to table: A revieë.

Habib M, Bhat M, Dar BN, Ëani AA.

Impact of tart cherries polyphenols on the human gut microbiota and phenolic metabolites in vitro and in vivo.

Mayta-Apaza AC, Pottgen E, De Bodt J, Papp N, Marasini D, Howard L, Abranko L, Van de Ëiele T, Lee SO, Carbonero F.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here