Qeveria jep 48 milionë lekë për kurimin e deputetit

Spartak Braho

Qeveria ka vendosur të mbulojë një pjesë të shpenzimeve mjekësore të deputetit të LSI-së, Spartak Braho, i cili po kurohet jashtë vendit. Në vendimin e qeverisë thuhet se është akorduar fondi prej 48 milionë lekë të vjetra që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Braho u largua para pak muajsh jashtë vendit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000  lekë. 2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në vendimin e qeverisë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja