Qeveria kërkon borxh paratë e Sigurimeve Shëndetësore

vendim

Vështirësia ekonomike që po përballet vendi dhe dështimi i financave që kanë zhytur qeverinë në borxhe, kanë detyruar qeverinë që të marrë edhe paratë e sigurimeve shëndetësore. Këto fonde janë pagesa të qytetarëve për efekt të kujdesit të garantuar shëndetësor. Përveç parave që shpenzohen nga Drejtoria Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ky institucion ka edhe fondin e vet rezervë. Ky fond vjen nga diferenca e të ardhurave me shpenzimet, pra krijohet nëse qytetarët kanë paguar më shumë lekë se sa kanë marrë shërbime.

Sipas statutit të Fondit, këto para mund të përdoren për disbalancimin e mundshëm të buxhetit gjatë vitit dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore. Në të dyja këto raste, përdoret për interesin e qytetarëve. Por qeveria ka marrë disa ditë më parë një vendim të çuditshëm: të përdorë paratë e Fondit për të rregulluar buxhetin e vet.

Nëpërmjet një vendimi të datës 20 Prill 2016, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar statutin e këtij Fondi, duke shtuar një nen ku i jepet e drejta Drejtorit të Përgjithshëm, (me miratimin e Këshillit Administrativ), të investojë këto para në letra me vlerë të qeverisë, deri në lekun e fundit.

Me fjalë të tjera, këto fonde rezervë nuk do të përdoren më për interesin publik, por duket se do shërbejnë si fonde të cilat qeveria do i kapë si borxh nëpërmjet skemës së letrave me vlerë.

 

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak