Kryefaqja Aktualitet Qeveria mbush administratën me ish-kandidatë

Qeveria mbush administratën me ish-kandidatë

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Për të gjitha pozicionet drejtuese nëpër institucionet e vendit janë hapur konkurse. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të depolitizojë administratën publike, ndërsa shtoi se kjo nuk i përjashton nëpunësit që të kenë angazhimin e tyre politik. Kreu i qeverisë, Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Një administratë evropiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, nënvizoi se administrata i përket shoqërisë dhe si e tillë duhet t’i shërbejë asaj dhe jo politikës. “Administrata duhet të ndalet nga politika, kjo nuk do të thotë se kush punon në administratë nuk duhet të ketë bindjet e tij politike, nuk do të thotë që kush shërben në administratë duhet t’u shmanget nga frika aktiviteteve politike, apo të ngurrojë po nga frika të bëhet pjesë e diskutimeve që politika hap me shoqërinë. Kjo nuk do të thotë që politika ta uzurpojë administratën përmes të besuarve të vet, por përkundrazi që politika si besim i njerëzve për ta bërë jetën më të mirë të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunësi, nëse i duhet shërbyer çdo qytetari njësoj pavarësisht bindjeve politike të tij. Administrata është mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve.

Por, me një klikim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google për emrat e të zgjedhurve në pozicionet drejtuese, pas konkurseve, rezulton se një pjesë e mirë e tyre kanë qenë kandidatë për Partinë Socialiste.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ka shpallur fituesin në përfundim të procesit të vlerësimit, për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë. Fitues rezulton Z. Adrian Gurma, me 84.3 pikë totale.

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka një CV të shkurtër të Adrian Gurmës, për faktin se ai ka qënë kandidat për PS-në në Qarkun e Vlorës./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here