Kryefaqja Lajm kryesor “Qime” të zeza në gjuhë? Ja çfarë mund të jenë

“Qime” të zeza në gjuhë? Ja çfarë mund të jenë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur dr. Yasir Hamad dëgjoi se një pacientes i ishte bërë gjuha e errët, ai kërkoi që ta kontrollonte personalisht atë. Pasi e kontrolloi, rezultoi që gruaja ishte prekur nga një gjendje e quajtur “qime të zeza” në gjuhë, ku pavarësisht emrit, nuk është se ka ndonjë lidhje me qimet. Ato në fakt janë si puçrra të vogla në gjuhë, të quajtura papilae, që zhvillohen dhe marrin ngjyrë të errët. Zakonisht ato janë 1 milimetra, megjithatë, ka pasur raste kur madhësia e tyre ka shkruar edhe në 12-18 milimetra.

Pasi zhvillohen, ato grumbullojnë grimca të vogla ushqimesh, dhe çojnë në zhvillimin dhe përhapjen e baktereve dhe mikrobeve në gjuhë.

Qimet e zeza në gjumë janë një efekt anësor jo i dëmshëm i disa ilaçeve, por mund të lidhen edhe me duhanpirjen, higjienën e dobët orale ose disa gjendje të caktuara mjekësore. Pacientja e dr. Hamad, ishte mjekuar me një antibiotikë të quajtur “minocycline”, pasi kishte marrë disa plagë gjatë një aksidenti me motor. Brenda një jave, gjuha i ishte bërë e errët, ndërkohë që kishte pasur të përziera dhe një shije të keqe në gjuhë.

Në 10 vite që e praktikon profesionin si mjek, dr. Hamad thotë se është hera e parë që është hasur me një rast të tillë. Megjithatë, rekomandon që mos të përhapni panik nëse gjuha fillon të duket e errët apo si me qime të zeza, por kontrollohuni te mjeku, për të përcaktuar shkakun e saktë.

“Mund të diagnostikoni një sërë sëmundjesh vetëm duke parë gjuhën”, thotë dr. Hamad, ndërkohë që ka një mesazh për të gjithë mjekët: Mos e injoroni këtë pjesë të trupit kur ekzaminoni një pacient”.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here