Qimet e hundës, duhet t’i heqim apo jo?

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

qimet e hundesBota moderne ka sjellë shumë rregulla në lidhje me higjenën personale dhe bukurinë. Shumë njerëz, në mbarë botën, janë duke u përpjekur të përshtaten me këto rregulla, por zakonisht, ata bëjnë gjëra të rrezikshme për shëndetin, psh tendenca për të hequr qimet e hundës.

Shkenca thotë se shumica e trajtimeve moderne dhe produkteve moderne janë shumë të dëmshme për organizmin dhe mund të shkaktojnë humbje të rënda, madje edhe sëmundje.

Një nga problemet për të cilin shkenca është duke folur është depilimi. Sot, femrat moderne eleminojnë qimet nga trupi i tyre duke përdorur këtë metodë të thjeshtë dhe të dhimbshme. Depilimi i këmbëve, krahëve dhe çdo vendi tjetër të dukshëm është diçka e zakonshme dhe shumë njerëz janë duke e bërë atë çdo ditë, gjithnjë e më shumë.

Shkenca pretendon se kjo gjë është shumë e dëmshme për organizmin. Heqja e qimeve nga trupi, në çdo mënyrë të mundshme mund të shkaktojë disa sëmundje serioze, infeksione, inflamacione, parazitet dhe madje edhe vdekjen.

Një nga problemet më serioze është heqja e qimeve nga hunda, e cila mund të shkaktojë përkeqësimin e lëkurës së hundës dhe vendin bosh nga i cili flokët janë eliminuar, e bën atë vend  të përkryer për parazitët, bakteret dhe kërpudhat. Të gjitha këto shumëzohen shumë shpejt duke shkatërruar nervat dhe indet e për pasojë mund të sjellin sëmundje të rënda, madje edhe vdekje.

Para se të bëni ndonjë trajtim bukurie, ju duhet së pari të dini se së bashku me ndryshimet interne, mund të vijnë dhe probleme në organizmin tuaj, prandaj kujdes!

Burimi: http://www.glamournhealth.com/https://shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer