Qofte me fasule të bardha, një zëvendësues i shkëlqyer i mishit

Blerina Bombaj, dietologe

  • 1 vezë
    • ½ kg fasule të bardha të ziera
    • 1 kupë kuinoa të zier
    • 3 hudhra të grira
    • 2 lugë të mëdha domate të thara
    • ½ lugë të vogël lëng limoni
    • ½ kupë borzilok të freskët
    • 3 lugë të mëdha miell integral
    • 1/3 kupë kackavall të grirë
    • pak spec të kuq djegës
    • Kripë, pipër

Përgatitja:

  • • Rrihni vezën në një tas. I shtoni fasulet dhe i shtypni ato për të bërë formë pureje.
    • I shtoni kuinoan, dhe më pas të gjithë përbërësit e tjerë. I përzieni mirë.
  • Formoni qoftet në madhësine e shfaqur në figurë, duke përdorur pak nga pak miellin dhe nëse nevojitet i shtoni edhe një vezë.
  • I piqni në furrë në 180 gradë celcius, duke i kontrolluar me sy sa të marrin një ngjyrë kafe./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin