Qofte me patate dhe thërrime buke, ja si t’i përgatisni

Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’:

Përbërësit

  • Patate të ëmbla, të qëruara dhe të grira
  • 1/3 kupë me thërrime buke
  • 1/3 kup majdanoz, e copëtuar
  • 1 lugë gjelle rozmarinë, e copëtuar
  • 2 thelpinj hudhre, të copëtuara
  • ¼ lugë çaji pluhur qepe, ose qepë të prerë shumë imët
  • ½ lugë çaji kripë1/4 lugë çaji piper i zi
  • 1 vezë

Përgatitja

  • Ngrohni sobën në 200°C.
  • Grini patatet e ëmbëla.
  • I vendosni në një tas dhe hidhni ¼ lugë çaji kripë. Përzieni mirë dhe e lini ashtu për 20 minuta derisa të fillojë të lëshojë lëng.
  • Më pas i kaloni patatet e ëmbla në një copë të pastër dhe kulloni ujin.
  • Merrni një tas dhe hidhni në të patatet e ëmbla, thërrimet e bukës, majdanozin, rozmarinën, qepën, hudhrën, pjesën e mbetur të kripës, piperin dhe vezën, dhe përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Më përzierjen e përgatitur formoni qofte të vogla dhe i vendosni në një tepsi.
  • I piqni për 20-24 minuta.
  • Mund t’i shërbeni me salcë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës