QSUT, 34% të buxhetit total për shërbimin spitalor në Shqipëri. Trauma 5%; Sanatoriumi 3%

buxheti

Denisa Canameti/ Shendeti.com.al

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri, duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare. Si i tillë, ky institucion përfiton përqindjen më të lartë të buxhetit për shërbim spitalor në Republikën e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Open Data Albania, buxheti i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2015 ishte 5.4 miliardë lekë, pra 34% e buxhetit total për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë. Ky buxhet ka të bëjë me shpenzime për investime, paga, kosto medikamentesh, shërbime, mirëmbajtje, rimbursim ilaçesh, etj.

buxheti1

Gjatë vitit 2015, spitali me buxhetin faktik më të madh, pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka qenë Drejtoria e Spitalit Shkodër, me një buxhet të ekzekutuar prej 702 235 906 lekësh, ndërsa në vitin 2014 ka qenë Drejtoria e Spitalit Fier, me një buxhet prej 645 191 485 lekësh.

Ndërkohë, spitali i Traumës ka pasur një buxhet faktik prej 835 milionë lekësh në vitin 2015, pra rreth 5% e totalit. Sanatoriumi, ka pasur një buxhet prej 3% ndaj totalit, pra 482 milionë lekë.

Ndërkohë, në spitalet që kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i shtetit në harkun kohor 2012-2015 renditen: Spitali i Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës. Gjatë vitit 2012 buxheti faktik i spitaleve dhe shërbimeve rajonale në total ka qenë 47% e totalit të buxhetit faktik të shërbimit spitalor, ndërsa në vitin 2015 ky raport është zvogëluar në 43% të totalit.

Në vitet 2012-2015, buxheti faktik për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë varion nga 13.4 në 19.5 miliardë lekë. Viti që shënon buxhetin më të lartë është viti 2014, me një buxhet prej 19 460 556 604 lekë, ndërsa viti me buxhetin më të ulët është viti 2012, me një vlerë buxheti prej 13 351 403 088 lekë.

buxheti2

 

 

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës