QSUT, çelet spitali i parë ditor për të sëmurët me kancer

spital ditor_QSUT_kancer

Pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, dhe kanë nevojë për kimioterapi, do të mund ta bëjnë atë në spitalin e ri ditor, pa trokitur në shumë dyer, nga një mjedis në tjetrin, brenda Onkologjisë. Ky spital do të ofrojë shërbimin e njohur si “Day Hospital”, për të gjithë ata qytetarë të cilët kryejnë seancat e kimioterapisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky projekt i ri, i financuar nga IADSA, Programi i Konvertimit të Borxhit Italo-Shqitar për Zhvillim, përmirëson shërbimin për rreth 50 pacientë, si dhe garanton përgatitjen e medikamenteve pranë kapave (aparaturave të specializuara), dhe jo më në mënyrë manuale siç kryej disa vite më parë.

Krahas shtimit  të kapaciteteve pritëse, mjekët onkolog pohojnë se janë futur edhe  teknika të reja të marrjes së kimioterapisë

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ky investim është pjesë e projektit “Jo Kancer”, të financuar nga një konvertim i borxhit italian. Gjatë inaugurimit të spitalit të ri ditor ishte edhe ambasadori italian Alberto Cutillo, i cili premtoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë edhe në projekte të tjera në fushën e shëndetësisë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik