QSUT mbledh Komitetin e Kontrollit të Infeksioneve Spitalore

Infeksionet Nozokomiale: Sfidë drejt një shëndetësie më moderne

Komiteti i Kontrollit të Infeksioneve Spitalore të QSU “Nënë Tereza” është një strukturë e rëndësisë teknike përgjegjëse për parandalimin dhe uljen e infeksioneve spitalore, e cila rifilloi funksionimin e saj pas disa vitesh mungesë.

Në mbledhjen e parë të këtij komiteti, ishin të pranishëm mjekë të specialiteteve të ndryshme dhe drejtuesit më të lartë të QSUT,  nën cilësinë e anëtarëve të komitetit.

Infeksionet Nozokomiale, konsiderohen sot tregues të cilësisë së shërbimeve të ofruara në një spital apo çdo institucion tjetër shëndetësor. Në këtë kuadër, QSUT ka për synim të përcaktojë objektiva konkretë rreth të cilave, do të përqendrojë përpjekjet për parandalimin dhe uljen e këtyre infeksioneve, do të caktojë ekipet e profesionistëve përgjegjës për të siguruar zbatimin me rigorozitet dhe monitorimin e ecurisë së procesit, si edhe ndërgjegjësimin e strukturave në të gjitha nivelet duke dërguar një mesazh të qartë mbi parimet e higjienës dhe konceptit të mbrojtjes, prej infeksioneve.

Komiteti do të përmbushë këto funksione:

–      Të hartojë politikat spitalore për parandalimin dhe uljen e infeksioneve në shërbime;

–      Të përgatisë një strategji të luftës kundër infeksioneve spitalore, përfshirë edhe survejancën epidemiologjike;

–      Të hartojë standarde për proçedurat e punës në sallat operatore dhe ambientet e tjera, bazuar në normat për garantimin e higjienës dhe sterilitetit në shërbime;

–      Të verifikojë zbatimin efektiv të masave të propozuara për parandalimin dhe uljen e infeksioneve spitalore, si dhe të raportojë periodikisht pranë drejtorisë;

–      Të bëjnë propozime për masa të menjëhershme operative, sa herë identifikon problematika apo situata me risk për infeksione;

–      Të hartojë një politikë spitalore për përdorimin e antibiotikëve;

–      Të ofrojë trajnime të vazhdueshme të personelit spitalor mbi këto çështje;

–      Të hartojnë materiale informuese dhe ndërgjegjësuese.

Programet e kontrollit dhe parandalimit të infeksioneve spitalore përmbushin, jo vetëm qëllimin që lidhet më një përkujdes të orientuar dhe të fokusuar tek pacienti, por kontribuojnë gjithashtu në mbrojtjen e stafit mjekësor dhe përkujdesjes shëndetësore ndaj vizitorëve, studentëve dhe të gjithë atyre në kontakt me këto mjedise. Nëpërmjet këtij programi efikas, do të sigurohet edhe një trajtë e drejtë kosto-përfitimi.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim