QSUT në prag kolapsi/ Mbetjet spitalore bëhen kapicë edhe në ambientet e jashtme

Dështimi i tenderave për evadimin e mbetjeve spitalore dhe lojërat korruptive të kompanive apo zyrtarëve kanë krijuar një situatë emergjente me mbetjet spitalore në Qendrën Spitalore më të madhe të vendit. Kapitali ka mësuar se prej 4 muajsh mbetjet në QSUT nuk largohen dhe pasi kanë ezauruar hapësirat e brendshme, tashmë malet me mbetje kanë filluar të ngrihen edhe në ambientet e jashtme, sic duket qartë nga fotot.

Mes tyre gjenden mbetje të rrezikshme si dhe mbetje anatomike, nga ndërhyrjet kirurgjikale në QSUT. Sipas burimeve, autoklava e cila përdoret për asgjësimin e mbetjeve anatomike është jashtë funksionit prej disa muajsh duke bërë që mbetjet të grumbullohen stivë.

Ndërkohë një tentativë e QSUT për të tenderuar evadimin e mbetjeve ka dështuar pas luftës mes kompanive dhe abuzimet e disave prej tyre, të cilat kanë qenë objekt edhe i hetimeve të prokurorisë./Kapital.al

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?