QSUT nën hetim për vdekjen e të miturit, dr.Vasili: “Hienat, më në fund para ligjit”

Denisa Canameti/Blertina Koka

“Me pak vonesë, por njerëzit po fillojnë të kuptojnë përgjegjësitë e institucionit dhe sidomos të atyre hienave që dalin përditë në televizione prej të paktën 10 vjetësh, me formulën vrasëse “në spital nuk mungon gjë”…”

Është ky reagimi i doktor Dritan Vasilit pas vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës për hetimin e drejtuesve në QSUT lidhur me vdekjen e të miturit Denis Almadhi në vitin 2012.

Denis AlimadhiSipas ResPublikës, Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Tiranë të nisë hetimet për përgjegjësinë e drejtuesve të QSUT-së për vdekjen e të miturit Denis Almadhi.

Vendimi ka ardhur pas një ankese të bërë nga prindërit e të ndjerit, të cilët më parë kishin marrë një përgjigje negative nga Prokuroria e Tiranës për kallëzimin e bërë prej tyre vitin e kaluar.

I mituri Alimadhi ndërroi jetë në muajin nëntor të vitit 2012, gjatë një operacioni estetik në Spitalin Francez, pranë QSUT-së në kryeqytet. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjehe kirurgjikale estetike për të korrigjuar rënien e kapakut të syrit. Ndërhyrja u bë nga dy mjekë irlandezë, Gerald Fahy dhe Kevin Clarkson, nën vëzhgimin edhe një të ekipi mjekësh shqiptarë nga stafi i spitalit. Gjatë ndërhyrjes pacienti pësoi hipertermi malinje si rezultat i reaksionit nga anestezia.

Ndërkohë për vdekjen e tij u shpall fajtor vetëm anestezisti Kevin Clarkson (shtetas irlandez), i cili u gjobit me masën 60.000 lekë. Duke qenë se nuk u hetua roli i funksionarëve të QSUT, prindërit e të ndjerit paraqitën një kallëzim penal ndaj tyre për shkak se ata kishin lejuar që shtetasit irlandezë të kryenin kirurgji pa u njohur më parë për aftësitë e tyre profesionale, pa u akredituar nga Urdhri i Mjekut, në kushtet kur nuk kishte një marrëveshje të vlefshme mes autoriteteve shqiptare për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje, si dhe për shkak se salla e operacionit nuk ishte e pajisur me dantrolen, preparat i cili do të shpëtonte jetën të ndjerit.

Gjykata e pa të arsyeshme të urdhëronte nisjen e hetimeve për të dalë në një konkluzion që të mund të zbardhë të gjithë zinxhirin shkak-pasojë për ngjarjen, duke përfshirë të gjithë përgjegjësit.

Siç edhe shkruan doktor Vasili, “hienat” do të vendosen më në fund para ligjit.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet