QSUT, palmat “zbukurohen” me shishe serumesh

Palmat me serume (1)

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, edhe palmat kanë filluar të marrin serum. Në një vështrim të shpejtë, nuk është çudi të shohësh “litarë” që varen nëpër pemë si zbukurimet e vitit të ri. Vetëm se në këtë rast bëhet fjalë për shishe të zbrazura serumesh.

Të pyetur nga gazeta “Shëndet+”, as personeli sanitar dhe as pacientët nuk pranojnë të kenë hedhur shishet e zbrazura të serumeve nga dritaret apo nga dyert e ballkoneve të tyre. Megjithatë, shishet e varura në palma dëshmojnë se “nga e thëna në të bërë” është shumë larg./ Dëshira Karaj

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet