QSUT: Policia e Rendit, leksion sanitares

Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (4)

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Policia e Rendit ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në ambientet e QSUT, duke nisur  që me dëbimin e endacakëve dhe me largimin e tregtarëve ambulantë, të cilët me rritjen e temperaturave sa vijnë e shtohen. Por ajo çka ra në sy, ishte morali i lartë i “çunave” të cilët, me këtë rast, nuk kanë ngurruar t’u japin leksion edhe sanitareve.

“Fatin” e ka pasur Nexhmija, një ndër sanitaret më të vjetra në QSUT, e cila po pastronte shkallët e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme. Një kosh i lënë për pak minuta në shkallë, ka bërë që policët të ngrenë tonet ndaj sanitares, duke mos ia kursyer “këshillat”.

“Unë e shkreta punën po bëja, s’jam e re këtu që më mësojnë këta”, u shpreh nënë Nexhmija, e cila tregon që nuk ka pak që punon këtu, por mbi 10 vjet.

Ndërkohë, nga ana tjetër tregtarët ambulantë pohojnë se janë në dijeni që nuk është e lejueshme të shesësh pranë QSUT-së, por që nuk kanë çfarë të bëjnë: “Do jetojmë dhe ne”, thonë ata.

Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (7)
Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (5)
Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (6) Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (10) Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (1) Policia e Rendit, QSUT, 04 prill 2016 (9)

 

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje