QSUT, urdhër për psikologët: Do punoni me brirë!

brire

Blertina Koka, shendeti.com.al

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, drejtuesit e QSUT-së kanë menduar të sjellin atmosferë festash edhe në spital. Dhe një mënyrë ka qenë duke u dhënë urdhër të gjithë psikologëve që të vendosin kordele në formë brirësh dreri në kohën që janë në punë (si simbol i festave të fundvitit). Një gjë e tillë bëhet e ditur nga mjeku Petrit Vargu, i cili shkruan në faqen e tij në “Facebook”:

“Urdhër i prerë i drejtorisë për 30 psikologët e QSUT-së. Brenda ditës së sotme duhet të blejnë brirë te dyqani i “Jumbo” dhe të punojnë me brirë në kokë. Shumë nga vajzat i kishin blerë dhe m’i jepnin që të denoncoja të rejat e fundit të shkencës në QSUT.”

petrit-vargu

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis