QSUT vatër e COVID-19, infektohet mjeku kardiolog

Është konfirmuar pozitiv nga koronavirusi një mjek kardiolog në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Mjeku kardiolog, sipas Abc news, është një nga 4 rastet e infektuara në Tiranë, që u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Gjatë javës së fundit, u raportua për infektimin e personelit mjekësor në QSUT, në reaprtin e Infektivit por jo vetëm.

QSUT është një vatër e re e infeksionit të Covid-19, deri më tani janë prekur 27 personal mjekësor, që pas infektimit të infermieres së Pavionit të Sëmundjeve Interne. Pas shpërthimit të rasteve, u vendos mbyllja e këtij pavionit që në QSUT.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 6 raste të reja, duke e çuar numrin total në 1143 të prekur.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet