Qumësht lope apo i skremuar?

Qumështi është ushqimi më i kompletuar që ekziston, foshnja sapo lind e deri në gjashtë muajt e parë të jetës ushqehet vetëm me qumështin e nënës. Pas qumështit të nënës kalohet në qumështin e lopës i cili përmban proteina, sheqerna, yndyrna lehtësisht të asimilueshme, vitamina e kripra minerale.

qumwshtQumështi, pra, duhet marrë gjatë gjithë jetës.

Qumështi mund të merret në çdo moment të ditës, në mëngjes, pas mëngjesit, gjatë zemrës, ashtu si bëjnë hollandezët apo gjermanët që konsumojnë gjashtë herë më shumë qumësht se ne.

Një darkë e shpejtë, por ideale mund të jetë edhe një filxhan qumësht me mjaltë dhe biskota.

Gjatë kohës kur nuk është pirë qumësht, aparati tretës thjesht ka pushuar së fabrikuari një ferment me emrin laktazë, funksioni i së cilës është përpunimi i laktozës. Për të bërë të mundur kthimin e tretjes normale.

Gjithmonë duhet përdorur qumësht i paskremuar, sidomos për fëmijët. Vitaminat A dhe D, të rënësishme për një zhvillim të mirë trupor kanë nevojë për yndyrna për tu përhapur në organizmin tonë. Qumështi i skremuar rekomandohet vetëm për të rriturit të cilët kanë probleme serioze me kolesterolin e lartë./Dr. Ciro Vestita

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?