Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumështin formulë: : APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED.
AKU ka urdhëruar tërheqjen nga tregu në Shqipëri, ndërsa u bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Njoftim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026
Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.
AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Siguria Ushqimore – Sfida Jonë e Përbashkët
