Kryefaqja Box 5 Qumështi i bletës: Përfitimet, doza e përshtatmshe që duhet të merret dhe...

Qumështi i bletës: Përfitimet, doza e përshtatmshe që duhet të merret dhe efektet anësore

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Qumështi i bletës është një substancë xhelatinoze e prodhuar nga bletët mbretëresha për të ushqyer të vegjlit e tyre.

Shpesh qumështi i bletës shitet në shiringë, si një shtesë dietike për të trajtuar sëmundje të ndryshme kronike. Konsumohet 1 pikë në ditë.

Ja disa nga përfitimet kryesore të qumështit të bletës:

– Përmban një larmi vlerash ushqyese: qumështi i bletës është i përbërë nga ujë, karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Ai është i pasur me : Tiaminë (B1), Riboflavin (B2), Acid pantotenik (B5), Piridoksinë (B6), Niacin (B3), Acid folik (B9), Inositol (B8), Biotinë (B7).

– Ka efekt anitoksidues dhe anti-inflamator: qumështi i bletës përdoret gjërësisht për të zvogëluar inflamacionin dhe stresin oksidativ.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundeve kardiovaskulare dhe ul nivelet e kolesterolit të keq.

– Ndihmon në shërimin e plagëve dhe riparimin e lëkurës: qumështi i bletës përveç se konsumohet mund të përdoret dhe për përdorim të jashtëm për shërimin e plagëve, pasi ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore.

– Proteinat specifike që gjenden në qumështin e bletës ulin presionin e lartë të gjakut.

– Rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke zvogëluar stresin oksidativ dhe inflamacionin.

– Përmirëson shëndetin  e trurit për shkak të vetive antioksiduese që ka.

– Trajton sindromën e syve të thatë: rrit sekretimin e lotëve.

– Forcon imunitetin.

– Redukton efektet anësore të trajtimit të kancerit: kimioterapia dhe trajtimet e tjera të kancerit sjellin në sërë efektesh anësore, përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare, inflamacionin dhe problemet gastrointestinale. Qumështi i bletës mund të zvogëlojë disa nga efektet anësore që lidhen me trajtime të caktuara të kancerit.

– Trajton disa simptoma të menopauzës: sipas një studimi, qumështi i bletës zvogëlon nivelin e depresionit dhe përmirëson kujtesën pas menopauzës.

 

Cila është doza që duhet të merret nga qumështi i bletës?

Nuk ka ndonjë rekomandim që tregon se cila është doza në të cilën duhet të merret qumështi i bletës, por sipas hulumtimeve, përfitimet mund të merren nga 300-600mg në ditë.

Nëse nuk keni përodrur asnjëherë qumësht blete, atëherë duhet ta merrni në një dozë shumë të vogël, në mënyrë që të shmangni reagimet serioze alergjike dhe efektet anësore.

Rreziqet dhe efektet anësore të qumështit të bletës:

Megjithese për shumicën e njerëzve qumështi i bletës nuk ka efekte anësore, për disa ka. Përgjithësisht njerëzit me alergji ndaj pickimit të bletëve, ndaj polenit ose alergjenëve të tjerë mjedisorë duhet të tregojnë kujdes.

Ja disa nga efektet negative që mund të shkaktojë qumështi i bletës:

– astmë

– anafilaksi

– dermatit

Deri më sot, shumë prej pretendimeve që lidhen me përfitimet apo efektet anësore të qumështit të bletës mbeten të paaprovuara. Duhet të dini që përveç përfitimeve të shumta, qumështi i bletës duhe të jetë i kontrolluar dhe duhet të konsultoheni me mjekun përpara se ta merrni pasi nuk është 100% pa rreziqe.

Burimi: HELATH LINE

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here