Kryefaqja Dieta Qumështi i freskët mbron fëmijët nga infeksionet

Qumështi i freskët mbron fëmijët nga infeksionet

0
Shpërndaje

Qumështi i freskët mbron fëmijët nga infeksionet më të zakonshme: përmban ndoshta ndonjë përbërës “sekret mbrojtës” që humbet tek qumështi i përpunuar në temperatura të larta dhe në konservimin e gjatë.

qumeshtKëtë e bën të ditur një studim i kryer nga ekspertët gjermanë të Universitetit “Ludëig-M aximilians” të Monakos. Bëhet fjalë për një studim pan-Evropian i drejtuar nga Erika von Mutius, profesor i alergologjisë pediatrike, sipas të cilit qumështi i freskët i mbron fëmijët e vegjël nga infeksionet e frymëmarrjes, ethet apo infeksionet e veshit.

Studimi u publikua në Revistën e alergjisë dhe imunologjisë klinike dhe ka përfshirë 1000 nëna që banojnë në zona të ndryshme evropiane me shumë fëmijë, të rritur në kontakt me natyrën.

Për fëmijët që kur ishin të vegjël u bë vlerësimi i konsumit të tipeve të ndryshme të qumështit dhe rezultoi se qumështi i freskët ul rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, infeksionit të veshit të mesëm dhe gjendjeve me ethe; nuk është e njëjta gjë me qumështin e përpunuar me temperatura të larta./ Arlinda Gjypi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here