Qytetarët e Lezhës takohen me një tjetër kandidate për programin mjedisor

Qytetarët e Lezhës u mblodhën nën organizimin e Shoqatës “Together for Life” në kuadër të projektit “Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”. Ky takim, i dyti në këtë qytet, u zhvillua me pjesëmarrjen e një tjetër kandidateje, znj. Lindita Nikolla.

Si kandidate e parë e Qarkut Lezhë, ajo shpalosi para qytetarëve lezhjanë programin e Partisë Socialiste për politikat mjedisore.

 

Ashtu si edhe me kandidaten e parë të një partie tjetër, qytetarët ishin shumë kërkues ndaj premtimeve që u dhanë po ashtu edhe ndaj reformave dhe politikave të ndjekura përgjatë 4 viteve të qeverisjes së kësaj partie. Qytetarët e dinë tashmë se çfarë është bërë dhe shprehën shqetësimet e tyre nëse problematikat mjedisore do të marrin fund në të ardhmen e afërt. Ata rënditën një sërë çështjesh si; kanalizimet e ujërave të zeza në lumin Drin, pastrimi i bregdetit të Shëngjinit, apo shtimin e gjelbërimit në qytet e shumë problematika të tjera.

Qytetarët e mbledhur në këtë takim nuk kishin njohuri të mjaftueshme në lidhje me programin prandaj shfrytëzuan mundësinë e takimit me znj.Nikolla për të ditur më shumë rreth programit për partinë që ajo përfaqëson.

E pyetur nga përfaqësues të TFL-së në lidhje me Ligjin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, nëse do të ketë një rishikim të tij, znj. Nikolla u përgjigj: “Për sa i përket ligjit për importin e mbetjeve, nuk mund të të them që as do ndryshohet as që nuk do të ndryshohet me konstituimin e Parlamentit të ri. Por mund të themi që pranë Partisë Socialiste është ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës, të cilët në përfundim të punës së tyre do të dalin me një konkluzion që duhet apo jo të ndryshohet ligji për importin e mbetjeve. Nxitoj të them po ose jo sepse është një proces i pa mbyllur…në varësi të konkluzionit të grupit të ekspertëve të mjedisit….”

Ky projekt zbatohet në kuadër të programit Senior II zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh