Qytetarët në panik, ISHP konfirmon alarmin për mishin e përpunuar, gati të nisë analizën

Ushqyes apo kancerogjen? Kjo është pyetja që ngrihet sot në gjithë botën pas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetit e cila dha alarmin se ngrënia e mishit të përpunuar, si salçiçet dhe proshutat shkaktojnë kancer. Këtij alarmi i është përgjigjur edhe vendi ynë. Instituti i Shëndetit Publik lajmëron se do të nisë së shpejti një analizë risku për të parë situatën në të cilën gjendet vendi ynë.

mish i kuqPas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë vihet në lëvizje për të verifikuar rrezikun e shkaktimit të kancerit nga mishi i papërpunuar që tregtohet në vendin tonë.

Në një intervistë për “Ora News”, drejtorja e Sigurisë Ushqimore në Shëndetin Publik, Jolanda Hyska, shprehet se së shpejti do të ngrihet një grup pune për këtë qëllim.

Jolanda Hyska: Në nivelin tonë kombëtar duhet të bëhet një analizë apo një vlerësim më i thelluar i riskut lidhur me konsumin e mishit apo efektet në shëndet. Nuk do kërkojë vetëm ekspertët e ISHP-së, por dhe ekspertë të tjerë të cilët do japin kontributin e tyre për një vlerësim sa më objektiv të riskut që popullata shqiptare mund të mbartë.

Hyska është sinkron me raportin e publikuar kur konfirmon se ngrënia e mishit të përpunuar, si salçiçet dhe proshutat janë shkaktare të kancerit, por edhe konsumi i tepërt i mishit të kuq të papërpunuar mund të jetë gjithashtu kancerogjen.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte dhe klasifikimi i mishit të kuq në grupin 2A, që do të thotë se tashmë ka një lloj evidence, gjithmonë të limituar, gjithmonë referuar deklaratës, sa i përket efektit kancerogjen tek mishi.

Nga ana tjetër konsumatorët shqiptarë ndihen të frikësuar dhe të pasigurtë për produktet që konsumojnë. Ndonëse ka nga ata që nuk besojnë fort tek hulumtimet e studiuesve.

Por konstatimi i OBSH ka hasur edhe kundërshtitë e kompanive industriale të mishit. Sipas medias prestigjoz,e BBC, kompanitë i janë kundërvënë OBSH-së duke e quajtur raportin e saj si tendencioz dhe keqorientues. Shoqata Kombëtare e Mishit të Kuq u shpreh se shkencëtarët që punuan për të nxjerrë këtë raport ishin të vendosur për të gjetur një lidhje mes kancerit dhe mishit të kuq.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale