Qytetarët në protestë: Nuk i duam plehrat!

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

protesta“Nuk i duam plehrat” , ky ishte slogani dhe zëri që kumbonte me aq vendosshmëri sot,  gjatë protestës  të zhvilluar përpara Parlamentit, ku deputetët pritet të votojnë miratimin e ligjit të importimit të mbetjeve.  Duke e konsideruar këtë si një akt tradhëtie ndaj interesave të popullit shqiptar, një pabesi politike ndaj votuesve dhe një akt që synon ta kthejë Shqipërinë në një kosh plehrash të Europës, ambientalistë, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të thjeshttë u bënë sot pjesë e protestës duke i bërë thirrje të gjithë deputetëve të Shqipërisë, jo vetëm të votojnë kundër plehrave, por edhe të flasin dhe denoncojnë këtë nismë ligjore si një veprim kundër interesave dhe vullnetit të shqiptarëve.

protesta-2 “Unë sot përfaqësoj Fierin, vendin më të ndotur në Shqipëri, nuk të shohin sytë asnjë landfill, asnjë vend riciklimi, vetëm digjen plehrat dhe jo vetëm në Fier por edhe në Roskovec, Lushnjë, e plot qytete të tjera,  prandaj sot i bëj thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Mjedisit , ju lutem dilni, dilni  dhe shikoni si menaxhohen plehrat, jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”, u shpreh Besmir Agalliu,  ambjentalist, duke bërë kështu një apel për të gjithë shqiptarët të bashkohen për të mbrojtur vendin e tyre nga shkatërimi…

Nëpërmjet kësaj proteste, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, njëkohësisht dhe iniciatore në këtë rrugëtim të përbashkët,  kërkoi  mbeshtetjen dhe solidaritetin e të gjithë qytetarëve të bashkojnë vullnetet dhe të kundërshtojnë  fuqimisht miratimin e ligjit te importit te plehrave, duke shprehur gjithashtu  falënderim dhe mirënjohje për çdo deputet që pavarësisht partisë përkatëse ka shprehur qëndrimin kundër importit të plehrave.

protesta-5“Kjo është një betejë për mjedisin shqiptar, shëndetin dhe dinjitetin. Ne do ta kundërshtojmë fuqimisht këtë ligj që do ta kthente Shqipërinë në një gropë të madhe septike të mbetjeve të botës. Edhe nëse Parlamenti e miraton ligjin, do të fillojmë mbledhjen e firmave për referendumin”, tha për gazetën “Shëndet+” Andi Tepelena, aktivist i shoqërisë civile dhe njekohësisht një nga nismëtarët e kësaj proteste.

Në vijim protestuesit tentuan të përmbysnin një kosh plehrash përpara Parlamentit, duke tentuar ti mëshojnë fort mesazhit se “Ne Nuk i Duam Plehrat”…

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi