Qytetari: Në spitalin e Durrësit e kemi blerë gjithçka vetë. Kryeministri: Ma jep numrin!

Kryeministri i vendit, Edi Rama shpesh herë angazhohet që ti zgjidhë privatisht hallet e popullit. Ai është shumë i ndjeshëm sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetësisë. Në një status të fundit të bërë nga Rama për spitalin e Shkodrës, kanë vërshuar ankensat e qytetarëve.

“Për arsye familjare kemi frekuentuar për fat të keq spitalin e Durrësit dhe jemi shumë të zhgënjyer. Mungesë shërbimi total. Pacientin e kuruam ne jo infermierët. Kemi blerë çdo gjë vet, jemi detyruar ta çojmë të sëmurin në shtëpi sepse mungonte çdo gjë. Gjëja e mirë është se nuk marrin më lek. Por kjo nuk i justifikon çfarë më thashë më lart. Me besimin se do merreni seriozisht me këtë problem. Ju përshëndes dhe vazhdoj të besoj tek ju” shkruan qytetari.

Përgjigja e kryeministrit ka qënë e menjëhershme: “Më jep pak numrin e telefonit”.

A thua, do të mundet kryeministri ti zgjidhë privatisht të gjitha hallet e popullit apo kjo vlen vetëm për mbështetësit e vet?!/ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën