Qyteti italian mirëpret fëmijën e parë pas 28 vitesh

Një qytet i vogël në veri të Italisë po feston ardhjen në jetë të fëmijës së parë që prej 1980-s. Kryetari i komunës së Ostanas, e cila shtrihet në malet e Piemontes, thotë se lindja e fëmijës “është një ëndërr e bërë realitet” për komunitetin e vogël, popullsia e të cilit ka rënë ndjeshëm që pas Luftës së Dytë Botërore.

ItaliI sapolinduri Pablo është banori i 85-të i kësaj komune, edhe pse vetëm gjysma e banorëve jetojnë aty përherë.

“Rënia e vërtetë filloi në vitin 1975, ku nga viti 1976 deri në 1987 lindën vetëm 17 fëmijë,” shprehet kryetari i komunës, Giacomo Lombardo.

Ostana po përpiqet të ndryshojë prirjen e rritjes së popullsisë duke krijuar vende të reja pune. Prindërit e Pablos, Silvia dhe Jose, kishin planifikuar të lëviznin nga qyteti, por vendosën të qëndrojnë kur u ofruan një punë të mirë.

Disa mendojnë se historia e kësaj familjeje mund të frymëzojë të tjera. “Këto janë zgjedhje individuale, por ata po shumohen”, tha Marco Bussone nga Unioni Kombëtar i Qyteteve Malore dhe Komuniteteve.

Qytete të vogla në Itali po vuajnë nga shpopullimi pas lëvizjes së shumë të rinjve për të punuar në qytete të mëdha. Disa banorë janë përpjekur që ta ndryshojnë këtë gjendje duke dhënë shtëpi falas.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: BBC

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?