“Ra ky mort e u takuam! Po çfarë dreqin po na vret?”

‘Çfarë po i vret shqiptarët?”

Është kjo pyetja që na lind të gjithëve kur dëgjojmë për aq shumë raste të sëmundjeve me kancer. Të njëjtën pyetje ka shtruar edhe gazetarja Erjona Rusi, e cila, duke marrë shkas nga rrëfimi i kolegut të saj Denisa Dyrnjaja për ndarjen nga jeta të mikut të tyre të përbashkët, ngre të njëjtin shqetësim: ÇFARË DREQIN PO NA VRET?

 

Dje takova pas kaq vitesh shokët e gjimnazit, por nuk u mblodhëm për mirë, por për mort, sepse përcollëm Ilirin, një shok, një djalë të mrekullueshëm, gjithmonë buzagaz e të çiltër që kanceri i mori jetën ende pa e filluar mirë e pa i dhënë mundësinë as të shohë dy fëmijët e tij që po vijnë në jetë. Një tragjedi nga ato që të lë të mekur…………
Por pse po e ndaj me ju që nuk patët fatin ta njihnit Ilirin? Sepse ka diçka që po na vret pak nga pak të gjithëve. Mjekët në Itali janë të çuditur me rastet e sëmundjeve kancerogjene që mbërrijnë nga Shqipëria. Sot lexova shkrimin e kolegut Dyrnjaja dhe kuptova se kam njësoj si ai një pyetje: ÇFARË DREQIN PO NA VRET?
Flitet për rrezatim të lartë, për miell jashtë standardeve e për shumë e shumë të tjera. Po a s’kemi të drejtë të dimë vërtetë se çfarë po ndodh me jetët tona? Përse nuk flasin ekspertët, përse ka vdekur kërkimi shkencor që të tregojë arsyet e vdekshmërisë së lartë tek moshat e reja dhe llojet e sëmundjeve kancerogjene që po na vrasin, që të kuptojmë shkaqet e të dimë të ruhemi, apo të paktën të ruajmë fëmijët tanë?

P.S: Mbajeni mend këtë, sepse nëse unë jam viktima e radhës, portalet do thonë “e shkreta e kishte parashikuar” por prapë s’do e keni kuptuar se çfarë po na vret? Gjithsesi, s’kam ndërmend ta lë me një status këtë pyetje.

Kanceri mposht punonjësin e bankës në mes të Tiranës, gazetari: “Çfarë po i vret shqiptarët? Ajri i ndotur, ushqimet, uji…”

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU