Radha për të marrë shërbimin e dializës, shkaku i ngjarjes tragjike tek Spitali Amerikan?!

Spitali Amerikan_video

Është zbardhur dëshmia e pacientit që iu vu flaka në pavionin e dializës, brenda Spitalit Amerikan, Dashamir Saraçi. I pyetur nga prokurorët, pacienti i djegur ka treguar arsyen që ai mendon se mund ta ketë shtyrë pacientin tjetër t’i vinte flakën:

“Ndoshta më ka sulmuar me benzinë për shkak të radhës, për ato rastet kur e kam marrë shërbimin përpara tij”, ka treguar Saraçi për grupin hetimor.

Saraçi ka deklaruar para hetuesve se nuk ka pasur më parë ndonjë përplasje apo konflikt të rëndë me autorin e ngjarjes, Lefter Canaj, i cili i vuri flakën pavionit të dializës. Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të vdekur 3 pacientë, mes tyre edhe autori i ngjarjes, z. Canaj.

Burime të gazetës “Shëndet+” bëjnë me dije se z. Canaj e sorollatnin gjithmonë nga një spital në tjetrin për të marrë shërbimin e dializës. Ai  kishte shfaqur kohët e fundit shenja depresioni dhe, në një moment kritik emocional apo psikologjik, mund ta ketë përjetuar keq faktin që Dashamir Saraçit i është dhënë shërbimi i hemodializës përpara tij./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj