Radhë të gjata në Lezhë, mungojnë mjekët specialistë

Mungesa e mjekëve specialistë në spitalin e Lezhës, ka sjellë radhë të gjata të qytetarëve, të cilët kanë nevojë për shërbim të specializuar. Një mjek neurolog vjen dy herë në javë nga Shkodra, ndërkohë që mungon dhe kardiologu apo reanimatori dhe

Drejtori i spitalit të Lezhës

Drejtori i spitalit të Lezhës

nevojat e spitalit të Lezhës janë më të mëdha.

Urgjencat dhe të sëmurët kronikë në Lezhë që kanë nevojën e mjekut neorolog, duhet të llogarisin që këtë shërbim mund ta marrin vetëm dy herë në javë, pasi mjeku vjen nga Shkodra, pas daljes në pension të paraardhësit. Problem mbetet edhe mungesa e mjekut kardiolog, ndërkohë që urgjencat mbulohen nga mjekët internistë.

Drejtori i spitalit të Lezhës Nevruz Bare thotë se “në një formë apo tjetër është zgjidhur pjesërisht këshillimi ndaj qytetarëve për konsultat, ambulatorët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi nevojë për neurologë, kardiologë, anestezistë. Specialistë nuk ka shumë. Nuk mungon cilësia e shërbimit, por ka një vonesë, sepse janë të sëmurë ambulatorë që bëjnë konsultat dhe vizitat në shërbimet ambulatore në poliklinikë”.

Mungesa e specialistëve, prej muajsh krijon radhë të gjata të qytetarëve që kërkojnë shërbim shëndetësor.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës