Radhë të gjata në poliklinikën e Fierit për të bërë analizat e gjakut

poliklinika-e-fierit

Është ora 7:40 e mëngjesit dhe në poliklinikën e Fierit me dhjetëra qytetarë (shumica të moshuar) mbajnë radhën për të bërë analizat e gjakut.

Qytetarët nga Fieri, Mallakastra, Lushnja, të gjithë kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit të zënë radhën në poliklinikën e Fierit, duke qenë se në qytetet e tyre nuk ka laborator ku mund të bëjnë analizat. Të sëmurë me zemër, tension të lartë, diabet etj, të gjithë në këmbë derisa t’u vijë radha. Por, ndërkohë që numri i qytetarëve që presin në radhë është i lartë, numri i përcaktuar i analizave që mund të bëhen në një ditë është i kufizuar, prandaj jo të gjithë mund të mbarojnë punë.

Pasi presin për një kohë të gjatë në radhë, mësojnë se është mbushur numri i analizave dhe duhet të rikthehen sërish një ditë tjetër për të vazhduar të njëjtin avaz. Fotoja është bërë ditën e djeshme nga një lexuese e gazetës “Shëndet+”./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak